Ahmeti, qeveritarëve: Këtu më keni. Merreni kë të doni. Po ju pres

30 prill 2020 | 11:31

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke ironizuar me zhvillimet e fundit politike, ka bërë thirrje për bashkim në një aksion për shpërndarje të ndihmave për nevojtarë. “Gjendem saktësisht në mes të qeverisë dhe presidencës. Dua t’ju them këtu jam, po ju pres, merreni kë të doni, këtu më gjeni, merrni më shumë njerëz dhe t’i shpërndajmë disa ndihma – pako ushqimore për ata që kanë nevojë”, është shprehur Ahmeti në një videomesazh në “Facebook”. “Lërini ato gjëra. Më mirë t’i ndihmojmë qytetarët derisa të kalojë pandemia. Këtu më keni”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) kohë më parë, pas përhapjes…