Mustafa shkon në Kuvend, pritet nënshkrimi i marrëveshjes LDK-Nisma

30 prill 2020 | 13:05

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku për pak pritet që të nënshkruajë marrëveshjen e koalicionit me Nismën Socialdemokrate.

Mustafa ka bërë me dije se në të njëjtën kohë me minoritetet për marrëveshjen është duke e diskutuar i propozuari për kryeministër Avdullah Hoti.

“Sot kemi vetëm të finalizojmë, ta nënshkruajmë me z.Limajn, me partitë që përfaqësojnë komunitet është duke biseduar z. Hoti. Shpresoj që tani do të përmbyllet”, ka deklaruar ai.

I pyetur se a do të dorëzojnë emrin sot, ai ka thënë se do të shikohet se si përmbyllen negociatat.

“Do ta shohim, varet prej asaj se si përmbyllet, z. Hoti ka drejtuar negociatat, në momentin kur të përmbyllet do ta prezantojmë”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për kufizim të lëvizjes…