Veseli: Presidentin dhe mua s’ka mundur të na ndalë Serbia, e lëre më Sveçla

30 prill 2020 | 14:30

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, gjatë vizitës në Parkun e Biznesit në Drenas ka folur rreth raportit të presidentit Hashim Thaçi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Presidenti ynë e ka një fjali kur thotë: ‘Kur rrinë me fëmijë edhe lagesh’. Që do të thotë se presidenti i vendit është institucioni më i lartë. Albin Kurti duhet t’i ndalë konvojtë me vetura serbe që po vijnë prej Serbisë. Duhet me e ndalë zemërgjerësinë ndaj Serbisë, se na pat çmend me atë Serbi tërë kohën. Le ta ndalë, sepse Serbia nuk është dashnia jonë”, thënë Veseli.

Më tutje, Veseli ka thënë se presidentin Thaçi nuk ka mund ta ndal Serbia, e lere më ushtruesi i detyrës së ministrit të MPBAP-së, Xhelal Sveçla.

“Presidentin e mua nuk ka mundur me na ndalë Serbia, e lëre më Sveçla”, është shprehur Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy gra turke 94-vjeçare u shëruan me sukses pasi kontraktuan…