Werneri nuk transferohet te Bayerni

30 prill 2020 | 17:31

Sulmuesi i rrezikshëm i Leipzigut siguron se nuk do të transferohet në një klub tjetër gjerman, e preferon Livepoolin

Timo Werner i ka qetësuar sadopak tifozët e Leipzigut.

Sulmuesi i rrezikshëm siguron se nuk do t’i bashkohet asnjë klubit nga Bundesliga kur të vendosë të largohet nga klubi gjerman. Me këtë rast, përfaqësuesi gjerman e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit në Bayern Munich, i cili e do atë. Kështu shkruante sot tabloidi gjerman “Bild”.

24-vjeçari duket se e preferon transferimin në Liverpool, ku dëshiron t’i bashkohet trajnerit Jurgen Klopp.

Werner pëlqehet edhe nga klubet e tjera të mëdha evropiane. Por, e ardhmja e tij duket se do të jetë në “Anfield Road”. Leipzigu mund t’i kërkojë për të afërsisht 80 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, bashkë…