Behgjet Pacolli pas gjysmë ore arrin në Prishtinë

30 prill 2020 | 18:08

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli pritet që pas gjysmë ore të aterojë me aeroplanin e tij privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar në Info Magazine të Klan Kosovës djali i axhës së tij Rrahim Pacolli i cili ka dalë për ta pritur.

Ai ka thënë se prezenca e autoambulancës dhe veturave të Policisë në aeroport është një procedurë normale dhe nuk nënkupton diçka tjetër.

“Për gjysmë ore mendoj që do të arrijë. Është shumë normale që autoambulanca dhe Policia janë këtu,sepse e kanë punën e vet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur sot…