Sot bëhen një muaj nga identifikimi i rastit të parë me Covid-19 në Kamenicë

30 prill 2020 | 18:48

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë me dije se sot bëhen një muaj nga identifikimi i rastit të parë me Covid-19 në Kamenicë.

“Një muaj pas, i kemi pesë të shëruar plotësisht. Gjendja e të gjithëve është stabile. Të gjithë të infektuarit që kanë qenë duke u trajtuar në Klinikën Infektive janë kthyer në shtëpi. Ne çdo ditë kemi bërë punën tonë”, ka thënë ai.

“Ua kemi siguruarshujtat tri herë në ditë; I kemi siguruar barnat esenciale, termometrat, dhe kemi angazhuar psikologë që i kanë telefonuar për të parë gjendjen e tyre. Fëmijëve në vetizolim u kemi siguruar lodra, libra me tregime, etj. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ta. Kemi ofruar linjën pa pagesë në QKMF dhe Komunë. Ekipi mobil i QKMF-së ka realizuar vizita të vazhdueshme në terren. Ekipi në Dheun e Bardhë i mbuluar nga ekipi mjekësor I QKMF-së në Kamenicë”, ka deklaruar Kastrati.

“Sot jemi duke pritur edhe rezultatet e ritestimeve që janë bërë në Hodonoc e Topanicë, për të cilat urojmë se do t’i kemi të shëruar edhe shumë të tjerë. Është shumë me rëndësi që kujdesi për veten e rrethin të vazhdojë, duke marrë parasysh që luftën me pandeminë nuk e mposhtim dot pa ju”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Kastrati.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i presidentit të AKR-së, Naim Murseli, ka bërë me…