KOK-u: Disa federata të gatshme për vazhdim të garave

30 prill 2020 | 20:16

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës kanë mbajtur të enjten një video-konferencë me drejtues të federatave sportive të vendit. Sipas njoftimit të KOK-ut në këtë video-konferencë morën pjesë drejtues të 21 federatave.

“U diskutua po ashtu për fillimin e lehtësimit të masave nga Qeveria e Kosovës ku disa sporte si tenisi, pingpongu, volejbolli në rërë, automobilizmi, badmintoni, bjeshkataria alpiniste, boulingu e minigolfi, u shprehën të gatshme të fillojnë aktivitetet e tyre prej 4 majit. Kurse sportet tjera si basketbolli, volejbolli, peshëngritja, boksi mund të fillojnë me aktivitete pas fazës së dytë ose të tretë të lehtësimit të masave”, ka njoftuar KOK-u.

Në fakt Ministria e Shëndetësisë të enjten ka njoftuar se aktivitetet sportive mund të nisin prej 1 qershorit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, prej 1 qershori fillon “hapja selektive e aktiviteteve sportive”.

Ndërkohë FFK-ja ka paraqitur një plan sipas të cilit synon të nisë me ndeshje futbolli prej 23 majit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka mbërritur…