Hoti: Me votimin e Qeverisë së re s’do të shkelet asnjë shkronjë e Kushtetutës

30 prill 2020 | 21:09

I nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se votimi i qeverisë së re do të ndodhë në mënyrë demokratike. Ai ka thënë se nuk do të cenohet Kushtetuta e Kosovës dhe se ajo do të respektohet maksimalisht.

‘’Legjitimimi i institucioneve ekzekutive te Kosovës, përmes votimit te Qeverise se re, do te ndodhe ne mënyrë demokratike përmes votës së përfaqësuesve të popullit në Kuvend”, ka deklaruar Hoti.

‘’Asnjë shkronje e Kushtetutës nuk do te cenohet, përkundrazi, ajo do te respektohet e lartësohet’’, shton ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rikujtim politikbërësve shqiptarë të Kosovës Shkruan: Besim Muhadri, Nju Jork…