Simiq: Lista Serbe nuk do ta votojë demarkacionin

14 mars 2018 | 08:28

Lista Serbe nuk do ta votojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe nuk ka ndërruar qëndrim rreth saj.

Igor Simiq, i ngarkuar për media në emër të Listës Serbe, ka potencuar se kjo parti kishte deklaruar qëndrimin e saj javën e kaluar dhe se ky qëndrim nuk ka ndryshuar.

Lista Serbe kishte deklaruar ditë më parë se do të vazhdojë të luftojë për interesat e popullit serb në Kosovë e jo për siç thuhet “interesa të disa qendrave vendore dhe të huaja të pushtetit”.

“Lista Serbe nuk do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi, pavarësisht deklaratave të rreme dhe tendencioze që po plasohen në mediat në gjuhën shqipe, e të cilat janë cituar edhe nga mediat serbe”, ka thënë ai i për mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Miratimi i këtij Projektligji kërkon të paktën 80 vota ndërsa koalicioni qeverisës deri më tani ka siguruar 78 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Ragmi Mustafa, ka ftuar…