Meta: 1 Maji e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Evropë

01 maj 2020 | 13:30

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim ka lindur nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Me këtë rast, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se edhe 1 Maji i këtij viti, e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Evropë sipas institucioneve financiare ndërkombëtare.

“Në gjendjen aktuale, të tregojmë vëmendje të veçantë dhe të shtuar që punëtorët në sektorët më të prekur, jo vetëm t’i dëgjojnë, por edhe të përfitojnë realisht nga paketat ekonomike të premtuara. Kërkohet një bashkëpunim më i mirë në këtë situatë për të mbështetur sipërmarrësit dhe biznesin e vogël, nëpërmjet një strategjie konkrete e të prekshme, për rihapjen e ekonomisë në mënyrë të pakthyeshme”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2973736992672554

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria britanike iu afrua një objektivi thelbësor në luftën e…