Dabiqaj: Na gëzoi njoftimi i FFK-së, ndaj Ballkanit për fitore

01 maj 2020 | 14:44

Pandemia e koronavirusit po vazhdon të mbaj pezull ende kampionatin kosovar të futbollit.

Por me njoftimin e fundit të FFK-së, thuhet se futbolli pritet të rinis në fund të këtij muaji, shkruan Gazeta OLLE.

Përveç kësaj FFK klubeve u ka dhënë mundësi të stërviten nga data 10 maj, që i bie se disa klube do të kenë vetëm 13 ditë kohë përgatitje, klube këto që luajnë në fazën gjysmëfinale të Kupës.

Ndërsa ekipet tjera do të kenë kohë afro 20 ditë për fazën përgatitore para rifillimit të kampionatit.

Futbollisti i Feronikelit, Albert Dabiqaj, skuadra e të cilit do të luajë në fazën e Kupës së Kosovës, tha se nuk di se a do mjaftojnë vetëm 13 ditë për përgatitje në grup duke parë mungesën e madhe që kanë pasur për punë ekipore.

“E kemi parë njoftimin e Federatës së Futbollit dhe njëherit është një gëzim për ne pasi po rikthehemi pas 2 muajsh shumë të vështira. Nga ana tjetër nuk e di sa do të mjaftojnë vetëm 13 ditë për tu përgatitur për ndeshjen e Kupës që e kemi, por shpresojë që gjithë futbollistët të kenë fat dhe shëndet dhe mos të ketë lëndime”, tha fillimisht Dabiqaj.

Feronikeli, skuadra ku luan mesfushori i njohur në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të luajë ndaj Ballkanit, liderit aktual të Superligës.

Kjo për Dabiqajnë pritet të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, por sipas tij Feronikeli do të kërkon vetëm fitore për të kaluar në finale.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por një lojë që duhet shijuar pasi Ballkani meriton respekt maksimal për atë se çfarë ka treguar këtë vit. Ne si KF Feronikeli në këtë takim do të kërkojmë fitore pasi aty është synimi jonë dhe qëllimi i vetëm këtë edicion”, përfundoj Dabiqaj.

Dabiqaj po kalon edicionin e dytë te skuadra e Feronikelit, ndërsa më parë ishte pjesë e Besës së Pejës.

Ndërsa kujtojmë se ndeshjet gjysmëfinale të Kupës priten të zhvillohen me 23 dhe 24 maj, kurse ndeshjet e kthimit nuk janë përcaktuar ende se kur do të zhvillohet.

Në rast se Feronikeli kalon tutje, atëherë do të ishte viti i dytë më radhë që kalon në finale të Kupës së Kosovës, pasi edhe një vit më parë kishte triumfuar në finale ndaj 89-shit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik të Kosovës (KDI) ka thënë  se Dita Ndërkombëtare…