Komuna e Mitrovicës merr masa shtesë pas rastit të parë me koronavirus

01 maj 2020 | 14:47

Pas konfirmimit të mbrëmshëm nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) për rastin e parë pozitiv me virusin COVID-19 në Komunën e Mitrovicës së Jugut,  kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, ka mbajtur mbledhje me shtabin emergjent, me ç’ rast janë koordinuar për marrjen e masave shtesë në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Fillimisht në këtë mbledhje është potencua se ekipet nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe ekipin komunal për menaxhimin e emergjencave, kanë evidentuar të gjitha rastet e kontaktit të të infektuarës, të cilët janë gjithsej 96 persona, 84 punëtorë të ETC-së, ndërsa të tjerë familjarë që do të testohen nga IKShPK-ja, dhe janë rekomanduar për vetizolim për dy javët e ardhshme.

Përveç mbylljes së përkohshme të ETC- së deri në verifikimin e të gjitha rasteve të kontaktit, kryetari Bahtiri ka propozuar këto masa shtesë për të gjitha supermarketet që veprojnë në Mitrovicë, në mënyrë që qytetarët të jenë të mbrojtur më shumë nga ky virus;

  1. Asnjë qytetari të mos i lejohet hyrja në supermarkete pa dorëza dhe maskë.
  2. Të vendoset në hyrje një tavolinë për ekzaminimin e konsumatorëve me termometër digjital.
  3. Të dezinfektohen në tërësi objektet në baza ditore dhe në prani të inspektorëve komunal.
  4. Obligohen supermarketet të angazhojnë stafin e tyre për të bërë dezinfektimin e të gjitha shportave dhe karrocave për çdo përdorim.
  5. Të jetë në hyrje të çdo supermarketi dezinfektuesi për duar, dhe në të gjitha hapësirat tjera.
  6. Secili qytetar është i obliguar të njoftoj organet e rendit për hyrjen e qytetarëve nga komunat e karantinuara.

Të gjitha këto masa të propozuara nga kryetari Bahtiri janë përkrahur unanimisht nga të gjithë anëtarët e shtabit emergjent komunal, duke bërë të ditur se ato biznese të cilat nuk respektojnë këto rekomandime nga vendimi i shtabit emergjent të Mitrovicës, do të rrezikojnë me mbylljen e biznesit të tyre, dhe për personat të cilët nuk zbatojnë rekomandimet nga institucionet lokale dhe ato qendrore, nga organet e rendit do t’u ngritët vepër penale.

Në fund, kryetari Bahtiri dhe anëtarët e shtabit emergjent ju bëjnë apel të gjithë qytetarëve të Mitrovicës që të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen të gjitha masave mbrojtëse dhe rekomandimeve nga IKShPK-ja dhe institucionet tjera gjegjëse, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i evitojnë daljet pa nevojë.

Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting and indoorImage may contain: 3 people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e pop-it, Madonna është shprehur se ajo tashmë ka…