Berisha, Krasniqit: Eja ulemi bisedojmë, egjiptianëve u takon një ministri

01 maj 2020 | 15:11

Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha, i ka bërë një thirrje deputetit Elbert Krasniqi, që iu bashku grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

“Si dy përfaqësues të zgjedhur të komunitetit egjiptian dhe duke e vlerësuar gabimin tonë të veprimit ndaras në qeverinë Kurti dhe humbjes së mundësisë për të drejtuar ministri në qeverinë në shkuarje, e ftoj deputetin Elbert Krasniqin që të ulemi dhe bashkërisht të vendosim për interesin dhe nevojat e komunitetit Egjiptian duke i paraprirë për të drejtuar ministri”, ka shkruar  Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Berishës:

Thirrje vëllazërore dhe e sinqertë për IRDK-në dhe kryetarin z. Elbert Krasniqi

Duke mos dashur të ndërhyjë në përgjegjësin e IRDK-së dhe vendimet përfundimtare të tyre, dhe duke e vlerësuar që secila qeveri në të kaluarën edhe kjo në ardhje, komunitetin egjiptian nuk e kanë përfill dhe nuk do e trajtoj asnjëherë dinjitetshëm këtë komunitet, duke mos i jep besimin për të drejtuar ministri bazuar në vlerat dhe nevojat e komunitetit tonë dhe duke qenë i vetëdijshëm se i vetmi kriter që tradicionalisht qeveritë në Kosovë e përdorin është fuqia e numrit të deputetëve nga komuniteti i caktuar.

Si dy përfaqësues të zgjedhur të komunitetit egjiptian dhe duke e vlerësuar gabimin tonë të veprimit ndaras në qeverinë Kurti dhe humbjes së mundësisë për të drejtuar ministri në qeverinë në shkuarje, e ftoj deputetin Elbert Krasniqin që të ulemi dhe bashkërisht të vendosim për interesin dhe nevojat e komunitetit Egjiptian duke i paraprirë për të drejtuar ministri.

Duke besuar në qëndrimet objektive të IRDK-së dhe duke e ditur se edhe ata mbajnë përgjegjësi për dinjitetin e Egjiptianëve, e ftoj z. Krasniqi të bëhemi bashkë dhe të dalim më të fuqishëm përballë qeverisë në ardhje dhe cilës do parti tjetër.

P.S. Për të lehtësuar procesin unë si Veton, tërhiqem prej mundësisë për të u bërë ministër dhe duke u dakorduar paraprakisht të përcaktojmë bashkërisht një personalitet intelektual të komunitetit tonë.

Thirrja është e sinqertë!

Me respekt

Veton Berisha-PLE

Deputet i Kuvendit të Kosovës

Image may contain: 1 person, sitting, beard and indoor

Deputeti i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Elbert Krasniqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti i Shtetit i SHBA-ve miratoi shitjen e 2 llojeve…