Shtatë raste të reja me Covid-19, shërohen edhe 27 persona

01 maj 2020 | 21:50

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 221 mostra, janë diagnostikuar gjithsej shtatë raste me Covid-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga Komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës.

“Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste”, ka njoftuar IKSHPK.

Nga data 8 shkurt deri më 1 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.644 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej tetëqind e trembëdhjetë (813) raste, me gjithsej njëzet e dy (22) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përshëndetur vendimin e nxjerrë…