Liverpooli mund të mos bëjë asnjë transferim në verë

02 maj 2020 | 12:07

Pezullimi i futbollit për shkak të koronavirusit ka sjellë edhe një ndikim shumë të madh te skuadrat, sidomos nga ana financiare.

Pikërisht për shkak të krizës financiare, shumë klube nuk mund të investojnë shuma të mëdha në verë për të afruar lojtarë në merkaton e verës.

Një nga këto klube është edhe Liverpooli, i cili gjithashtu është prekur nga situata e krijuar. Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, drejtuesit e këtij klubi po mendojnë të mos bëjnë asnjë afrim në merkaton e verës, pasi financat e klubit kanë pësuar një krizë të madhe.

Një nga objektivat e “The Reds” në verë do ishte, sulmuesi gjerman Timo Werner, por problemi i krijuar nga situata e pandemisë vështirëson gjithçka për këtë lëvizje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka reaguar përsëri ndaj u.d.…