Vdes personi që dje u plagos në Prizren

02 maj 2020 | 12:19

Një vrasje e rendë ka ndodhur të premten në mesdite në Prizren.

Policia raporton se dy persona (viktima dhe dëshmitari), ishin ndaluar nga dy persona të dyshuar, ku njëri nga ta e kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën.

Sipas policisë, viktima është dërguar në spitalin rajonal, por si pasojë e plagëve të rënda ka vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kompetent i cili ka urdhëruar që të bëhet konfiskimi i veturës së të dyshuarve.

Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i dy të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 4 maji Italia do të rihapë dy aeroporte, atë…