Matuidi rrëfen eksperiencën e tmerrshme me koronavirusin

02 maj 2020 | 22:43

Mesfushori i Juventusit, Bles Matuidi ka rrëfyer detaje nga periudha e tij si i infektuar me COVID-19, ku ndër të tjera ka theksuar frikën e madhe që kishte më shumë për familjen e tij dhe miqtë.

Pavarësisht vështirësive të mëdha që i ka shkaktuar në jetën e tij ky virus i tmerrshëm, francezi është munduar të shikojë dhe anën e mirë. Për të, ana pozitive është që ka pasur mundësi të rrijë më shumë kohë me familjen e tij.

“Nuk kisha simptoma, por sapo mora vesh që isha infektuar isha i shokuar. Isha tërësisht në panik, sepse kisha frikë për familjen dhe miqtë. Ishte e vështirë për ta, ama arrita t’i ruaja. Nuk është një periudhë e mirë, por mezi presim që të përfundojë. Është një periudhë e tmerrshme, mirëpo ka dhe anën e mirë. Fëmijët që më zgjojnë për mëngjes dhe fakti që rrimë së bashku e nuk duhet të shkoj për vrap. Jam bërë shef kuzhine. Gatuaj shumë mirë. Gruaja më thotë që kjo periudhë më ka bërë mirë”, ka thënë gjatë një komunikimi direkt në YouTube me ish-shokun e skuadrës, Benatia.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretati i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se…