E gjithë Kina, dy raste me koronavirus për 24 orë

03 maj 2020 | 09:48

Kina i ka raportuar dy raste të reja të infektimit me koronavirus gjatë 24 orëve të kaluara. Këtë shifër e konfirmoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Ky komision njoftoi se një nga rastet ishte transmetim lokal, kurse rasti tjetër ka të bëjë me një person të ardhur nga një shtet tjetër. Një ditë më parë, Kina e shënoi vetëm një rast të ri.

Përpos këtyre të infektuarve, u shënuan edhe 12 raste pa simptoma, tetë më pak se një ditë më parë, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Kinë shkoi në 82 877 persona, kurse numri i viktimave në 4 633.

Kina llogaritet si vendi ku e ka origjinën virusi i ri pasi në qytetin Wuhan u shënuan rastet e para në botë në dhjetor të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia nis të hënën, 4 maj, fazën e dytë të…