Gjilani nga nesër merr frymë më lehtë

03 maj 2020 | 09:52

Asnjë rast pozitiv me COVID-19 nuk është shënuar dje në Gjilan. Këtij lajmi i është gëzuar edhe kryetari i komunës, Lutfi Haziri. “Dita e 51-të dhe Gjilani e Anamorava morën lajmin e mirë”, tha Haziri, duke falënderuar qytetarët për lojalitetin dhe bashkëpunimin. Ai përkujtoi se nga e hëna fillojnë masat lehtësuese, por me kujdes të shtuar.

Postimi i plotë:

#Dita51. Gjilani dhe Anamorava e morën lajmin e mirë sonte. Asnjë rast pozitiv me #Covid19 dhe disa të shëruar. Falëmnderit të gjithëve për angazhim, qytetarët për lojalitet dhe bashkëpunim. Nga e hëna fillojmë me masa lehtësuse, por me kujdes të shtuar. Vetizolim, distancim social, pa mysafirë e miq edhe për një kohë. I kthehemi punës në disa sektorë, por me masa mbrojtëse. Ende kemi punë për ta mposhtur #Covid19. I kemi 20 qytetarë pozitivë në vetizolim, 3 në spital, derisa 2, fatkeqësisht, kanë ndërruar jetë. Pra, mos harroni. #rriNshpi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina i ka raportuar dy raste të reja të infektimit…