Në luftë kundër COVID-19/ 200 të famshëm në 24 orë bëhen bashkë

03 maj 2020 | 10:06

Oprah Winfrey vazhdon të jetë protagoniste me lajmet e saj të vazhdueshme gjatë karantinës për shkak të koronavirusit, madje ajo gjithnjë e më shumë po merr vëmendjen mediatike përmes “akteve të guximshme” dhe pozitive që po ndërmerr gjatë kësaj periudhe.

Manjatja e mediave u shpreh mbrëmjen e djeshme se dëshiron që njerëzit ta “filtrojnë” informacionin e përditshëm me shumë zgjuarsi, ndaj edhe inicioi fushatën “The Call to Unite”, një thirrje globale për t’u bashkuar përgjatë 24 orëve, së cilës ju bashkuan yjet më të famshëm të botës, nga Presidenti Bill Klinton tek aktorja Julia Roberts e shumë të tjerë. Kjo fushatë nisi për të ndihmuar në frymëzimin e njerëzve që ta kapërcejnë sfidën e pandemisë për shkak të koronavirusit.

Nga shtëpia e saj ku po qëndron e karantinuar prej më shumë se 50 ditësh, Oprah u shpreh se e gjithë kjo situatë duhet ta ndihmojë botën që të bëhet një vend më i mirë. “Nëse e lini veten të bini pre e lajmeve do të konsumoheni nga histeria, konfuzioni dhe ankthi i vazhdueshëm që gjenden në telefonin tuaj, në shtëpi dhe në shpirtin tuaj”, vazhdoi ajo. “Unë kam zgjedhur të përqëndrohem në kaq shumë akte kurajoje dhe trimërie, vendosmërie dhe sidomos tek ata njerëz që nuk heqin dorë”.

Secili pjesëmarrës në këtë nismë ju përgjigj thirrjes në mënyrën e vet, qoftë përmes interpretimit të një kënge, një rrëfimi ose një lutjeje.


Presidenti George W. Bush tha se ai beson se solidariteti është gjithashtu një zgjidhje. “Edhe në një distancë të përshtatshme shoqërore, ne mund të gjejmë mënyra për të qenë të pranishëm në jetën e të tjerëve për të lehtësuar ankthin e tyre” tha ai në mesazh.

Në një foto të siguruar nga The Call to Unite, ish-presidenti Bill Klinton flet gjatë ngjarjes live 24-orëshe, teksa jep një mesazh inkurajues se “ne mund ta kapërcejmë këtë së bashku”.


Julia Roberts lexoi në një video një libër për fëmijë “Rescue Princess”, dhe Josh Groban këndoi një këngë ndërsa luante piano në tastierën e tij.

Quincy Jones, Jennifer Garner, Common, Maria Shriver, Questlove, Yo-Yo Ma, Eva Longoria, Naomi Campbell dhe Alanis Morissette pritet të marrin pjesë në këtë aktivitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat italiane kanë sqaruar rritjen e frikshme të viktimave në…