Kina nis t’i fshijë dëshmitë e punës së laboratorit

03 maj 2020 | 10:01

Në kohën kur Kina është në qendër të vëmendjes, si shteti prej nga ka rrjedhur koronavirusi, janë shpërndarë fotografitë që i tregojnë disa shkencëtarë kinezë që bëjnë kërkime në lakuriqët e ngordhur, ndërsa nuk kishin mbrojtje adekuate, por vetëm maska të thjeshta.

Imazhet ku ata shfaqen derisa bëjnë hulumtime, në hapësira që nuk e plotësojnë asnjë standard të një laboratori ta zakonshëm, janë larguar nga uebfaqja e Institutit të Virologjisë në Wuhan, transmeton Telegrafi.

Presidenti Donal Trump ka thënë se ka zyrtarët e lartë të inteligjencës i kanë shfaqur atij dëshmi të besueshme se kjo krizë globale e ka origjinën nga Kina.

“Ka pyetje shumë serioze, të cilave duhet t’u përgjigjen udhëheqësit shtetërorë të Kinës”, ka thënë shkurt kryeministri Boris Johnson.

Ditë më parë është shfaqur edhe një fotografi që e tregonte një frigorifer të zakonshëm dhe pa asnjë mbrojtje, ndërsa thuhej se në të ndodheshin 1 500 mostra të ndryshme të virusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga karantina ka dalë fshati Topanicë, i cili ishte vatër…