Gabimi i djeshëm i mjekëve frikësoi italianët

03 maj 2020 | 10:05

Mediat italiane kanë sqaruar rritjen e frikshme të viktimave në Itali për shkak të koronavirusit.

Në një artikull, të publikuar pak orë pas raportimit të shifrave të djeshme, ku u vunë re më shumë se 200 viktima se një ditë më parë, shpjegohet se e gjitha është një gabim.

“Në fakt, në 24 orët e fundit janë vetëm 192 viktima, por kësaj shifre i është shtuar edhe 282 viktima të tjera të cilët nuk kanë mundur të regjistrohen gjatë muajit prill”, shkruan “La Reppubblica”,duke sqaruar më tej se gjëra të tilla mund të ndodhin qoftë për shkak të gabimeve të mjekëve apo nxitimit në shifra.

Numri total i viktimave arrin në 28 710 persona, duke e bërë Italinë shtetin më të goditur nga pandemia pas ShBA-së. Numri i infektimeve të reja është rritur për 1 900 persona, duke e çuar në 209 328 numrin total të të prekurve nga Covid-19.

79 914 është numri i personave të shëruar plotësisht, ndërsa 1 539 të tjerë ndodhen ende në gjendje kritike për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën kur Kina është në qendër të vëmendjes, si…