Suhareka sot, jashtë karantinës

03 maj 2020 | 10:09

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që Komunën e Suharekës ta lirojë nga masa e karantinimit. Vendimin për dalje nga karantina të kësaj komune e ka publikuar kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, në “Facebook”.

“Suhareka, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, tashmë nuk është në zonë karantinë. Natyrisht rregullat e tjera të caktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë do të zbatohen.

Kujdesi edhe më tutje duhet të vazhdoj sepse në këtë formë edhe mund ta ndalojmë përhapjen e virusit Covid-19. Ju faleminderit për zbatimin e masave, mirëpo ju lutemi që edhe më tutje ti zbatoni rregullat”, ka shkruar Muharremaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oprah Winfrey vazhdon të jetë protagoniste me lajmet e saj…