“Reporterët pa Kufij”: Pandemia po i zgjeron kërcënimet ndaj lirisë së shtypit

03 maj 2020 | 10:14

Organizata “Reporterët pa Kufij”, në raportin vjetor për lirinë e shtypit, ka thënë se pandemia e koronavirusit është duke i zgjeruar kërcënimet ndaj lirisë së mediave anembanë botës, ku regjimet autoritare, si ato në Kinë dhe Iran, po i fshehin hollësitë e situatës me sëmundjen.

“Pandemia është duke i vënë në pah dhe duke i forcuar shumë kriza që tashmë kanë hedhur hije mbi lirinë e mediave”, thuhet në këtë raport, duke shtuar se koronavirusi i ka inkurajuar disa regjime që ta shfrytëzojnë mundësinë për të vendosur masa që do të ishin të pamundshme në kohë normale.

Turkmenistani dhe Koreja Veriore radhiten në fund të listës së shteteve për liri të shtypit. Në anën tjetër, në krye të listës, për herë të katërt rresht gjendet Norvegjia, ndërsa pas saj vjen Finlanda.

Në raport kritikohet Kina. “Regjimi komunist në Pekin po e vazhdon sistemin e kontrollimit të informatave, me efekte negative për tërë botën, që janë parë gjatë krizës së koronavirusit”, thuhet në raport.

Më tej, Rusia akuzohet për përpjekje për ta kontrolluar internetin, duke përdorur metoda edhe më të hollësishme, shkruan “Free Europe”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që Komunën e Suharekës ta…