KPM-ja kërkon nga institucionet e Kosovës të krijojnë kushte më të favorshme për mediet

03 maj 2020 | 15:54

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, ka inkurajuar mediet të kryejnë punën e tyre sipas standardeve profesionale, duke informuar drejt publikun kosovar dhe iu bënë thirrje institucioneve të Kosovës të krijojnë kushte sa më të favorshme për gazetarët, përfshirë ruajtjen e pavarësisë së tyre, krijimin e ambientit sa më të sigurt medial si dhe të ofrojnë mbrojtje gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

Në një komunikatë për medie të KPM-së është thënë se pluralizmi medial, liria e shprehjes si dhe mediet e lira janë parakusht themelor për një shoqëri demokratike dhe shtet demokratik, pa të cilat nuk mund të ketë zhvillim shoqëror, politik dhe ekonomik.

“Shënimi i Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit le të shërbejë si ditë për të gjitha institucione për të shprehur mbështetje të plotë për gazetarët dhe mediet në përgjithësi, që të vazhdojnë të sigurojnë informim të drejtë të publikut, të besueshëm dhe cilësor, veçanërisht në kohën e vështirë në të cilën është duke kaluar vendi ynë si rezultat i pandemisë me COVID-19”, është thënë në komunikatën e KPM-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në veri të Kosovës, një person ka vdekur si pasojë…