Rreth 60 familje në Prizren janë në vetizolim

03 maj 2020 | 16:04

78 raste janë të konfirmuara deri më tani me Covid-19 në komunën e Prizrenit. Nga 27 testimet e djeshme në këtë komunë, tre persona kanë rezultuar me koronavirus. Ndërkohë, mbrëmë është shfuqizuar vendimi për karantinimin e Prizrenit, pasi Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur jokushtetues vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Për këtë, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se ekspertët do të shikojnë mundësinë nëse do të jetë nevoja që të vazhdohet kjo masë, megjithatë sipas tij, masat tjera të cilat janë në fuqi duhet të respektohen në përpikëri në mënyrë që të mos ketë hyrje-dalje pa nevojë.

Haskuka për “Kosovapress”, ka bërë me dije se janë edhe rreth 60 familje të cilat janë duke qëndruar në vetizolim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), me rastin e Ditës…