90-vjeçarja nga Gjakova shërohet plotësisht nga koronavirusi

03 maj 2020 | 16:46

Në komunën e Gjakovës një grua 90-vjeçare ka arritur që të shërohet nga koronavirusi.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka bërë të ditur se një grua e moshuar ka arritur që të shërohet nga koronavirusi.

Sipas tij, bëhet fjalë për një 90-vjeçare e cila ka arritur që ta mposhtë këtë betejë.

Kolaj po ashtu ka treguar se në këtë komunë janë gjithsej 16 qytetarë prekur me koronavirus, ku 11 prej tyre kanë arritur të shërohen ndërkaq një pacient ka vdekur. “Në Komunën e Gjakovës deri tani kemi 16 qytetar që kanë rezultuar pozitive me Covid 19, fatmirësisht të shëruar në këto momente i kemi 11 nga këta pacient, fatkeqësisht një paciente ka humbur jetën dhe 4 pacient pozitivë me Covid 19 janë duke u shëruar dhe gjendja tyre paraqitet stabile. Ne si Komunë e Gjakovës kemi marrë të gjitha masat në lidhje me pandemin dhe gjendja në përgjithësi është e qetë dhe që disa dite nuk kemi raste të reja si Covid 19 pozitive. Pacientja e fundit që është shëruar është një e moshuar 90 vjeçare”, ka shkruar Kolaj.

Në nivel vendi janë 823 persona të infektuar, 336 të shëruar dhe 22 të vdekur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se pavarësisht sfidave,…