Mjekësia botërore kthen vëmendjen kah Rusia dhe India

04 maj 2020 | 09:56

Vendet evropiane tashmë po shënojnë rënie të statistikave të të vdekurve e të infektuarve nga pandemia Covid. Vëmendja e komunitetit mjekësor ndërkombëtar tashmë po përqendrohet te disa shtete që vetëm tani po shohin ngritjen e kurbës së infeksionit nga COVID-19.

Përtej shifrave amerikane, ku edhe sot të infektuarit kanë kaluar 25 mijë persona, vendi me rritjen më të madhe të të prekurve nga koronavirusi tashmë është Rusia.

Vetëm në 24 orët e fundit janë më shumë se 10 mijë raste të reja të konfirmuara nga autoritetet, ndërkohë që të vdekurit janë 58, për një total që shkon në 1 280.

Edhe pse viktimat nuk kanë qenë të shumta si në vende të tjera, përhapja e madhe, tashmë rreth 135 mijë persona, shqetëson autoritetet, veçanërisht për sa iu përket moshave më të thyera.

Por situata nuk është tërësisht e qetë edhe në një “gjigant” demografik si India. Vendi aziatik ka regjistruar ditën e fundit shifrat më të rënda deri më tani, me rreth 2 600 të prekur dhe 83 persona që kanë ndërruar jetë.

Një element shqetësues në Indi është padyshim edhe statistika e testimeve të kryera për koronavirus, “vetëm” një milion, çka do të thotë një mesatare të 758 testeve për çdo milion banorë.

Rusia, si krahasim, ka 28 mijë teste çdo milionë banorë, Italia më shumë se 35 mijë. Një element ky që shton frikën se shifrat mund të fryhen në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Lisen Bashkurti Nuk do jete e largët dita…