Në ditën e tyre ndërkombëtare, zjarrfikësit i ankohen qeverisë

04 maj 2020 | 10:19

Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Kjo ditë zjarrfikësit në Kosovë i gjen në një gjendje jo shumë të mirë.

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës me rastin e kësaj dite u ka bërë thirrje institucioneve që atyre t’iu kthehet identiteti.

“Prandaj apelojmë që Qeveria e Kosovës, Ministritë përkatëse dhe Kryetarët e Komunave ti harmonizojnë qëndrimet dhe të angazhohen që kjo gjendje të tejkalohet dhe zjarrfikësve të ju kthehet dinjiteti siç po proklamohet nga institucionet, që shërbimi i zjarrfikësve të trajtohet ashtu siç e meritojnë. Shpëtimtarët kudo në mbarë botën, gjithashtu i ftoj institucionet nga niveli qendror, kryeministrin, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe te gjithë. Kryetarët e Komunave te Kosovës, qe sot ti vizitojnë shërbimet e zjarrfikjes dhe Shpëtimin në Kosovë qe nga afër ti shohin se me çfarë problemesh ballafaqohet ky shërbim dhe ti ndani pak minuta me Zjarrikës në shenjë respekti dhe solidariteti me profesionin me human dhe shumë te rëndësishëm ne aspektin e Sigurisë”.

Reagimi i plotë:

4- Maji, Dita ndërkombëtare e zjarrfikjes dhe Shpëtimit edhe ketë vit Zjarrfikësit  në Kosovë i gjen ne gjendje jo të mirë, me shumë paqartësi  dhe të pa organizuar,  te pa definuar sa i përket Kompetencave Menaxhuese, Statusi i pa Definuar  dhe gjithashtu edhe sa i përket te drejtave te punëtorëve, (shkeljeve dhe diskriminimeve) Pajisjeve te punës,  kushteve te punës, dhe aspektet tjera.

E kuptojmë qe gjendja e krijuar nga Pandemia qe ka përfshi mbarë globin ka shkaktuar probleme dhe çrregullime financiare  edhe ne vendin tonë, që ka reflektua edhe te zjarrfikësit dhe ne i kemi kuptuar, institucionet dhe nuk kemi ber presion sindikal për problemet e shumta qe ka kapluar ketë shërbim, por disa kërkesa duhet me urgjencë te plotësohen sepse kanë te bëjnë me sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit te zjarrfikëseve dhe sigurinë në punë.

Prandaj apelojmë qe Qeveria e Kosovës, Ministritë përkatëse dhe Kryetarët e Komunave ti Harmonizojnë Qëndrimet  dhe  te angazhohen qe kjo gjendje te tejkalohet dhe zjarrfikësve te ju kthehet dinjiteti siç po proklamohet nga institucionet, qe shërbimi i Zjarrfikësve te trajtohet ashtu siç e meritojnë Shpëtimtarët kudo ne mbarë Botën, gjithashtu i ftoj institucionet nga Niveli Qendror, Kryeministrin, Ministrinë e Punëve te Brendshme, AME dhe te gjithë Kryetarët e Komunave te Kosovës, qe sot ti vizitojnë shërbimet e zjarrfikjes dhe Shpëtimin ne Kosovë qe nga afër ti shohin se me q’far  problemesh ballafaqohet ky shërbim dhe ti ndani pak minuta me Zjarrikës në shenj respekti dhe solidariteti me profesionin me human dhe shumë te rëndësishëm ne aspektin e Sigurisë.

Kjo ditë ne mbarë Boten shënohet si ditë solemne, me vizita te ndryshme nga institucionet dhe komuniteti, qëllimi qe Zjarrfikësit te respektohen për punën dhe sakrificat e tyre për tu dale ne ndihmë qytetarëve kur do qe kanë nevojë, demonstrimi i shkathtësive profesionale, demonstrimi i gatishmërisë emergjente sipas misionit te Zjarrfikjes dhe Shpëtimit , Shpëtimi i jetës se njeriut dhe te mirave Materiale, Ndarja e mirënjohjeve dhe shpërblimeve te ndryshme për profesionin fisnik dhe  human të Zjarrfiksëve, qe per te shpëtuar jetën e qytetarëve rrezikojnë jetën e tyre.

Sfidë kryesore mbetet zbatimi i ligjeve, definimi  i kompetencave ne mes nivelit Qendror dhe lokal, ndarja e përgjegjësive, marrja e obligimeve se kush duhet te përkujdesët për Zjarrfikësit kjo shkakton probleme dhe zjarrfikësit pësojnë pikërisht nga ky dualizëm i krijuar. Ka paraqit problem edhe ne kompensimin e ndërrimeve te natës, orët jashtë orarit, festave, nuk janë kompensua pikërisht për shkak te procedurave administrative ligjore dhe kjo i ka irrituar Zjarrfikësit, konsiderojmë se këto shkelje ligjore po bien mbi supet e zjarrfikësve

Sfidë tjetër mbetet numri i vogël i Zjarrfikësve, pajisjet dhe mjetet e punës, pajisje te pa atestuara sipas deklaratës se prodhuesit, mos aplikimi i sigurimeve shëndetësore, ku zjarrfikësit shpenzimet mjekësore për lëndimet ne vendin e punës duhet vet i paguajnë.

Mbesim me shprese se ky vit do te jetë vit i kthesës, vit i realizimit te drejtave dhe përmirësimit te gjendjes ne përgjithësi për zjarrfikësit e Kosovës, Heronjtë e heshtur.

Shfrytëzoj rastin qe ne Emër te Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës, te gjithë Zjarrfikësve të Kosovës dhe kudo qe janë te ju uroj 4-Majin Ditën ndërkombëtare te zjarrfikjes dhe Shpëtimit,  ju uroj shëndet pune te mbarë, suksese  dhe gjithë te mirat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Të mërkurën, pas seancës së Gjykatës Kushtetuese, do të kemi…