Tare fillon përgaditjet për transferimin e Muriqit

04 maj 2020 | 11:11

Simone Inzaghi do një gjigand për sulmin te Lazio dhe për të kënaqur trajnerin e tij, drejtori sportive Igli Tare në pamundësi për të firmosur me francezin Olivier Giroud e ka përqëndruar vëmendjen nga sulmuesi kosovar i Fenerbahçes Vedat Muriqi.

Ish-lojtari i Teutës dhe Besës në Superiore ka shkëlqyer që në sezonin e tij të parë me gjigandët nga Stambolli teksa që në sezonin e tij të parë me Fenerbahcen ka arritur të realizojë 15 gola si dhe 4 asiste në 28 takime të luajtura duke ngjallur interesin e disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Në garë për Muriqin nuk është vetëm Lazio pasi edhe Tottenham interesohet fuqishëm për kosovarin me Mourinhon që e do në skuadrën e tij, futbollistin që zotëron një gjatësi prej 195 centimetrash dhe konsiderohet një zëvendësues ideal për Harry Kane.

Gjithsesi Igli Tare do t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta afruar te bardhekaltërit Muriqin në momentin që do të hapet merkato e verës, të paktën duke iu referuar asaj që shkruan Corriere Dello Sport. Për t’ia shkëptur sulmuesin Fenerbahçes, Lazios do t’i duhen të paktën 20 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me…