Cakaj merr mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

04 maj 2020 | 12:46

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë online me ministren federale për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën të Austrisë, Karoline Edtstadler.

Cakaj ka bërë me dije se me ministren austriake ka biseduar tek masat që kanë marrë dy vendet, për të mposhtur pandeminë dhe tek bashkëpunimi i tyre për të përballuar të gjithë pasojat e saj.

Gjithashtu, Cakaj ka theksuar se diskutimi me ministren Edtstadler është ndalë edhe në përgatitjet që Shqipëria ka ndërmarrë, për të vazhduar punën e mirë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE.

Për më tepër, ministrja Edtstadler gjatë bisedës, ka shprehur edhe një herë mbështetjen e plotë të Austrisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Pavarësisht COVID-19, ne kemi ruajtur vëmendjen tek prioritetet themelore në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/cakajgent/photos/a.2300907456845549/2610335615902730/?type=3&theater

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sandro Rosell është një nga presidentët më problematikë në historinë…