Shteti që habiti botën, 1.3 miliardë banorë dhe vetëm 1 mijë viktima nga Covid-19

04 maj 2020 | 12:59

Pavarësisht frikës së madhe se India mund të gjunjëzohej nga koronavirusi, ky shtet i ka befasuar të gjithë. Vendi i dytë më i populluar në botë duket se deri tani ka shmangur më të keqen.

Në fundin e muajit prill, India raportoi 31360 raste me koronavirusi dhe 1008 vdekje, me një mesatare 0,76 vdekje për 1 milion banorë. Në Shtetet e Bashkuara, numri i vdekjeve për 1 milion banorë është më shumë se 175.

Numrat pozitivë të Indisë vërtetojnë se bllokimi i mbarë vendit për të ndaluar përhapjen e Covid-19 funksionon, të paktën tani për tani. “India nuk priti që problemi të përshkallëzohej”, tha kryeministri vendas Narendra Modi më 14 prill, pasi zgjati bllokimin mbarëkombëtar deri më 3 maj.

“Sapo problemi u shfaq, ne u përpoqëm të ndalojmë duke marrë vendime të shpejta. Unë nuk mund ta imagjinoj se në çfarë gjendje do të ishim sikur të mos ishin marrë vendime kaq të shpejta”./gazetashqip/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)…