IKShPK-ja: Ende s’ka kaluar rreziku, të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave

04 maj 2020 | 13:13

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që ta vazhdojnë t’i respektojnë masat e distancimit fizik si dhe t’i mbajnë maskat për tu mbrojtur nga Covid-19.

Sipas këtij instituti, ende ekziston rreziku i përhapjes së koronavirusit sidomos në vendet ku grumbullohet numër i madh i njerëzve.

“Të nderuar qytetarë! Sot vërehet fluks i shtuar i qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandime të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtën e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike. Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”.

“Qytetarë të nderuar! Ju lutemi të respektoni masat e shpallura të parandalimit nga Instituti Kombëtar dhe Ministria e Shëndetësisë! Ruajeni shëndetin tuaj! Pakujdesia kushton me jetë! Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën! Mbani distancë fizike për së paku 2 metra! Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë! Ju faleminderit për mirëkuptim!”, është thënë në reagimin e IKShPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Itali në 24 orët e fundit kanë vdekur nga…