Kampionati i Belgjikës, vendimi përfundimtar më 15 maj

04 maj 2020 | 18:21

Belgjika ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar për anulimi  kampionatit futbollistik.

Vendimi për anulimin e kampionatit ende nuk është aprovuar nga asambleja e përgjithshme e Pro League. Takimi i paraparë të zhvillohet sot nuk është mbajtur dhe pritet të mbahet më 15 maj.

“Pro League e kupton në mënyrë të përkryer se ka përparësi të tjera në këtë fazë të hershme të strategjisë së daljes nga sporti, në përgjithësi, dhe veçanërisht futbolli profesional. Sidoqoftë, shpresojmë që shpejt të fitojmë qartësi nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë”, thuhet në njoftimin e shuar nga federata bele. (V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësiti i Kërkim Shpëtimit malor i Gardës Kombëtare të Forcës…