Haziri kërkon që mos të politizohet rasti i Agon Musliut

04 maj 2020 | 22:26

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se me dhembje të madhe, sot ia dhamë lamtumirën e fundit studentit të shkëlqyer dhe familjarit të jashtëzakonshëm, Agon Musliu, i cili pësoi nga kthimi në karantinë.

“Kërkoj të mos politizohet rasti, por organet ta zbardhin deri në fund. Ngushëllimet më të sinqerta prindërve të tij, familjes së gjerë, Gjilanit dhe Kosovës. Dhashtë Zoti që të jetë rasti i fundit”.

“Gjatë periudhës së pandemisë #Covid19, Gjilani është përballur me kronikën e zezë. E kemi tentimvrasjen në familjen Maloku, vdekjen e 32-vjeҫarit, Amir Veliu në Burgun e Dubravës, në ditën kur do të dilte, vdekjen tragjike e 26-vjeҫarit, Debatik Huruglica në aksident komunikacioni, ndërsa rasti i fundit mbrëmë është gjetja e trupit të pajetë të B.O., në lumin Llapushnica të Karadakut!”, ka deklaruar kryetari Haziri.

https://www.facebook.com/hazirilutfi/photos/a.486638371376567/4034368546603514/?type=3&eid=ARDhxS5yfdO-YUdxNsk18j80MujkPuU4azcDutjF3wZkL4mCRlQXr3d9MIZJ-rd9fPkCG4UD6QqEQ1Lm&__xts__%5B0%5D=68.ARBA8mJD5rBhOmRy5YpM6evNsbyJ8ltkp05aVCLxBCVbVV0TjbJwq0ozXJxVax79a1jITFFFvPVfn1FtauTGteaE44BouCkdT3UtNTimlkMacPT_UAhLpLW0z76PYBigMpkSk8LIkVpzb0XcU3mKT4Lk_RpzmV0ue6ssfo-2tT2hD1TCIiWolLaW9yjZGzvUK1AQrReKhVNgCEwu73G5uZo-eAKHtJR7KhNJBRCxR7JQ-Jvl7w6h9czT7-K-2VSvdOUNDIjA3DGiUV9RXpR2OsC-A9joGZgKfwYng1PV2y-D-BTmNPvtrvixe9pqCGRfZN-Y6JMB19hZlmAalSxyolg6Qw&__tn__=EHH-R

(M. Q /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga 11 prilli patën mundësi të aplikojnë. Deri të…