Ademi: Situata është e vështirë, ende nuk dihet a fillon kampionati

04 maj 2020 | 22:36

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është rrëfyer për zhvillimet e fundit në futbollin e Kosovës në këtë periudhë pandemie me koronavirus.

I pari i futbollit kosovar ka qenë tejet i kritikuar, sidomos nga disa prej klubeve elitare, për shkak të mbështetjes jo edhe aq të madhe ndaj klubeve në këtë periudhë me pandeminë COVID-19.

Ndërkaq, Ademi në një prononcim televiziv në RTK, ka thënë se situata aktuale është e vështirë, shkaku i koronavirusit.

“Është e nevojshme, sidomos unë e di pasi vijë nga një klub. Është një situatë e vështirë, jo vetëm në futboll, por edhe në biznes”, u shpreh Ademi. “Ne kemi marrë masa dhe kemi mbledhur mjete tonat që i kemi pasur, dhe ua kemi grumbulluar një shumë unike për të gjitha klubet, e më pas edhe fondin tjetër për futbollistët dhe punëtorët sportiv”, tregon më tej Ademi.

“Ne jemi një vend i varfër dhe kemi nevojë për ndihma, të presim edhe mbështetjen e premtuar nga MKRS-ja”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka folur edhe për rikthimin e mundshëm të futbollit të Kosovës.

“Kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ende nuk e dimë. Por, që luten të gjitha klubet të mos nisin stërvitjet ende pa u dhënë lejet. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe që të dezinfektojmë edhe hapësirat e punës nëpër klube”, ka deklaruar Ademi. (V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Çekisë tha të hënën se do të heqë…