PDK-ja mban konferencë për media në oborr të Kuvendit

05 maj 2020 | 10:24

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Konferenca është paralajmëruar të mbahet me fillim nga ora 11:00 në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Deputetja Eliza Hoxha e kësaj partie do të paraqitet para mediave, të cilat për qytetarëve konferencën e saj do ta transmetojnë drejtpërdrejt.

I njëjti subjekt politik konferencë për media ka mbajtur edhe dje. E në konferencën e djeshme, ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, pas humbjes së jetës së 26-vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e…