Përfshirja e nxënësve në mësimin online, mbi 90 %

05 maj 2020 | 10:31

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka njoftuar se transmetimi i njësive mësimore online ka ndikuar në angazhimin e fëmijëve në kohë pandemie.

“Si komunë jemi angazhuar që këto mësime t’i kthejmë në normalitet duke i kyçur edhe mësimdhënësit që të kenë kontakte të përditshme me fëmijët, në mënyrë që të realizohet mësimi online i kompletuar” ka thënë ajo dhe ka treguar se ka pasur mobilizim të mirë dhe se po arrihen rezultate të mira me këtë formë të të mësuarit.

Ajo ka bërë me dije se përfshirja e fëmijëve në mësimin online është mbi 90 %. Për ta dhënë shifër ajo u është referuar raporteve javore që përgatiten për Ministrinë e Arsimit.

Drejtoresha Shala ka treguar se Komuna e Prishtinës është duke e bërë edhe digjitalizimin, të cilat do të mundësojnë menaxhim më të mirë shkollave dhe të mësimit në mënyrë digjitale, me ç’rast ka iniciuar edhe platformën “e-shkollori”.

“Kjo platformë për këtë moment është e domosdoshme. Tani kemi mundësinë që nga Drejtoria e Arsimit t’i shohim komplet aktivitetet që zhvillohen tek mësimdhënësit me nxënës, drejtorët e shkollave me mësimdhënës dhe, gjithashtu, komunikimin e prindërve me nxënës dhe mësimdhënës”, ka thënë Shala. E sa i përket rikthimit të nxënësve nëpër shkolla, Shala tha se mbetet të vendoset sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë raportuar 1 mijë…