Hapet tregu i rrushit në Rahovec

05 maj 2020 | 13:12

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin për hapjen dhe funksionalizimin e tregut të rrushit në këtë komunë.

Në pikën e parë të këtij vendimi është thënë se “hapet dhe funksionalizimet tregu pranë Shtëpisë së Verës (Tregut të Rrushit) për shitjen e prodhimeve bujqësore, kulturave perimtare, produkteve të bylmetit të gatshme për treg”.

Ndërsa pika e dytë e këtij vendimi obligon fermerët të cilët do t’i ekspozojnë produktet e tyre në treg që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së kundër Covid-19 siç janë: mbajtja e distancës sociale prej 2 metra, përdorimi i maskave dhe dorëzave.

Sipas këtij vendimi, fermerët të cilët nuk e kanë prezent Numrin Identifikues të Fermerit (NIF) dhe të cilët nuk pajisen me masat mbrojtëse sipas pikës 2 të këtij vendimi nuk mund t’i ekspozojnë dhe shesin produktet e tyre në treg. (L.G / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja e Historianëve Shqiptarë për Diasporë me qendër në Bruksel,…