Thiago: Do të ishte fantastike ta mbyllja karrierën në Bayern

05 maj 2020 | 14:05

Ish-futbollisti i Barcelonës, Thiago Alcantara është i lumtur te Bayern Munich. Spanjolli është i gatshëm ta mbyllë karrierën te Bayerni.

“Ndodhem në Munich prej 8 vitesh dhe madje nuk e kisha menduar kurrë se do të luaja në Gjermani. Ta mbyll karrierën time te Bayerni do të ishte diçka e mrekullueshme, por që kjo të ndodhë duhet të bëhen bashkë shumë gjëra.
Për shembull duhet të qëndroj në nivel të lartë për shumë vite, ose ndoshta klubi vendos të marrë në rolin tim një futbollist 1 metër e 90 centimetra të gjatë”, ka deklaruar Thiago. (V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në…