Elon Musk bëhet baba për herë të shtatë

05 maj 2020 | 14:06

Elon Musk është bërë baba për herë të shtatë.  Pronari i “Tesla” e “Space X” dhe partnerja e tij, Grimes, kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.

Ende nuk dihet  asgjë sa i takon gjinisë dhe emrit të fëmijës.

Musk dhe muzikantja Claire Boucher janë në një lidhje që prej 2018-ës.

Lajmi i shtatzënisë u bë me dijeni nga vetë ajo, diku nga fundi i janarit.

Sa i takon ardhjes në jetë të fëmijës, ishte Musk ai që njoftoi publikun, teksa i përgjigjej një fansi në “Twitter”.

Musk është gjithashtu edhe baba i pesë fëmijëve nga martesa me ish-bashkëshorten Justine Wilson. Ndërkohë sipas “The Independent” një fëmijë u ndërroi jetë në javën e dhjetë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Barcelonës, Thiago Alcantara është i lumtur te Bayern…