Mustafa premton përkrahje për fermerët

05 maj 2020 | 14:11

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZh), Besian Mustafa, ka vazhduar vizitat në terren, për të parë nga afër veprimtaritë bujqësore dhe gjendjen e fermerëve, në komunën e Istogut.

Gjatë ditës, Mustafa i shoqëruar nga kryetari i Istogut, Haki Rugova, ka vizituar kultivuesit dhe përpunuesit e perimeve dhe frutave të kësaj komune, si dhe bazenet për kultivimin e troftave në këtë rajon, ku është njohur nga afër me sfidat që po përballen këta prodhues gjatë kohës së pandemisë.

Me këtë rast, Mustafa  ka premtuar se do të vazhdojë t’i përkrah fermerët e vendit tonë.

“Do të vazhdoj të jem pranë fermerëve dhe agro-përpunuesve për t’i motivuar dhe mbështetur, që të mos ketë ngecje në sektorin prodhues dhe përpunues, duke ju siguruar ushqim cilësor familjeve tona”,  është shprehur Mustafa.

Ndërsa kryetari i Istogut, Haki Rugova, e ka falënderuar ministrin Mustafa për vizitën dhe e ka njoftuar atë me gjendjen e përgjithshme të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. (L.G: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se…