Në të gjithë botën po zhvillohen 108 vaksina të mundshme kundër Covid-19
05 maj 2020
| 14:17
Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se 108 vaksina të mundshme kundër Covid-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, sipas dokumenteve të postuar në faqen e saj të internetit.
Tetë nga vaksinat e mundshme janë miratuar për provat klinike.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH) në SHBA ishte i pari që filloi testimin te njeriu më 16 mars.
Grupe nga e gjithë bota po kryejnë vlerësimin para-klinik, përfshirë Universitetin e Tokios, Universitetin Tulane, Universitetin e Albertës dhe Universitetin e Pittsburgh.