Deputeti Uka: Masat e propozuara nga MSh-ja nuk konsiderohen si antikushtetuese

05 maj 2020 | 14:20

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi është diskutuar për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me masat e ndërmarra për menaxhimin e situatës me pandeminë.

Pas kësaj mbledhje, Uka është shprehur i bindur se të gjitha masat e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19 janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

“Kemi për obligim të sqarojmë për opinionin publik se realisht asnjë nga masat e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë nuk konsiderohen si antikushtetuese nga ky vendim i gjykatës, qoftë masa për ndalim të qarkullimit jashtë orarit të lejuar 90 minutësh, ndalimi i qarkullimit përveç për nevoja dhe punë esenciale, ndalimi i hyrje-daljeve nga komunat e caktuara, ndalimi i qarkullimit me automjete dhe të tjera”.

“Të gjitha këto masa dhe kufizime janë kushtetuese dhe janë në përputhje të plotë edhe me të drejtat e njeriut, kështu të paktën konstaton Gjykata Kushtetuese. E pamë sot se për disa nga anëtarët e Komisionit për Shëndetësi akoma ka një referim të gabuar në raport me atë se çfarë thotë gjykata”, ka thënë Uka në një prononcim për medie. (L.G: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se 108 vaksina të…