Kushtetuesja vazhdon pezullimin e Ligjit për zyrtarët publikë deri më 30 qershor

05 maj 2020 | 14:25

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vazhduar masën e pezullimit për herë të dytë për Ligjin për Zyrtarët Publik.

Sipas këtij vendimi ligji do të pezullohet deri më 30 qershor.

Avokati i Popullit më 8 nëntor të vitit 2019, kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të vlerësojë përputhjen e disa neneve të këtij ligji mbi çështjen e përputhshmërisë se dispozitave të tij me Kushtetutën e Kosovës.

Ligji mbi Zyrtarët Publikë kishte hyrë në fuqi më 12 shtator të vitit 2019, ndërsa me vendim të Gjykatës Kushtetuese ekzekutimi i tij ishte pezulluar përkohësisht më 19 nëntor vitit të kaluar.

“Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, njëzëri vendosi: I. Ta vazhdojë masën e përkohshme të vendosur me Vvendimin për masë të përkohshme në rastin KO 203/19 të datës 19 nëntor 2019, të vazhduar me Vendimin e 26 shkurtit 2020, deri më 30 qershor 2020; II. Ta vazhdojë pezullimin e zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I”, ka njoftuar Gjykata Kushtetuese. (L.G: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, ka bërë me dije se…