Begaj dhe Gegaj nderojnë dëshmorët e kombit

05 maj 2020 | 15:20

Kryetari i Komunës së Malishevë, Ragip Begaj dhe kryetari i shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sinan Gegaj, Dega në Malishevë, së bashku me bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë, sot me rastin e 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve të kombit shqiptar, para shtatores se komandantit legjendar Adem Jashari, kanë nderuar të gjithë dëshmorët e popullit shqiptar.

Me këtë rast, Begaj ka thënë se e kanë për obligim të qojnë deri në fund amanetin e dëshmorëve të kombit.

“Përpjekjet e pareshtura të popullit shqiptar nëpër shekuj dhe luftërat e drejta për çlirim e liri në tërë hapësirën e trojeve shqiptare, ka bërë që sot, falë gjaku të dëshmorëve, martirëve, baballarëve, nënëlokeve e fëmijëve tanë, ta kemi lirinë dhe shtetin. Prandaj, kemi obligim që amanetin e dëshmorëve dhe gjakun e tyre ta ruajmë e realizojmë porosinë deri në fund”, ka thënë Begaj. (L.G: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se pandemia…