Veseli: Marrëdhëniet e ngushta të Kosovës me ShBA-në, thelbësore për interesat tona shtetërore

05 maj 2020 | 15:31

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar dy pilotët amerikanë, të cilët kanë rënë gjatë bombardimeve që NATO-ja ka bërë mbi Serbinë.

Me këtë rast, ka thënë se kombi shqiptar përgjithmonë do të nderojë këta dy heronj dhe do të jetë përjetë mirënjohës për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Marrëdhëniet e ngushta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë thelbësore për interesat tona shtetërore”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Veselit:

Sot kujtojmë dy pilotët amerikanë të rënë 21 vjet më parë, gjatë fushatës 78 ditore të bombardimeve që NATO-ja ndërmori për t’i ardhur në ndihmë popullit tonë.

Pilotët David A. Gibbs dhe Kevin L. Reichert, humbën jetë në mision pranë kufirit të Kosovës duke rënë dëshmorë të aleancës atlantike në luftën për çlirimin e Kosovës.

Kombi shqiptar përgjithmonë do të nderojë këta heronj dhe do të jetë përjetë mirënjohës për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë dhënë për të arritur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Një ndër aktet më të papërgjegjshme e të dëmshme që ka bërë qeveria e shkarkuar, ka qenë dëmtimi i raporteve me partnerët tanë strategjik. Marrëdhëniet e ngushta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë thelbësore për interesat tona shtetërore.

Miqësia e fortë është gjithashtu vullnet i qartë e i sinqertë i popullit tonë, që në shumë anketa ndërkombëtare, për vite me radhë, renditet si populli më pro-amerikan në botë. Prandaj, është e domosdoshme që të gjitha institucionet shtetërore, të angazhohen sa më shpejtë, që të rimëkëmbin e konsolidojnë këto raporte bilaterale jetike me aleatët tanë.  (L.G: ‘Epoka e re’)

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1579711855537348/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autori amerikan, Colson Whitehead është bërë shkrimtari i katërt në…