Shkon në 60 numri i të shëruarve me Covid-19 në Malishevë

05 maj 2020 | 21:51

Bazuar në rezultatet e testimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, edhe dy pacientë nga Komuna e Malishevës, janë shëruar, duke e quar numrin e të shëruarve në 60 persona.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se në ditët në vijim, pritet që edhe pacientët tjerë të shërohen, pasi janë në proces e sipër të shërimit.

“Malishevës çdo ditë e më tepër po i vijnë lajme të mira, sa i përket situatës me Covid-19. Shërimi i dy pacientëve nga Malisheva, është konfirmuar nga komunikimi zyrtar i Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Pas këtij lajmi, në emër të Shtabit Emergjent në Malishevë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka uruar dy të shëruarit, si dhe pacientëve në pritje për shërim, ju ka dëshiruar shërim të shpejt”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Gjendja aktuale me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga 76 të prekur, 60 janë shëruar, në shërim e sipër janë edhe 15 persona, ndërsa një person ka pësuar me fatalitet.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka…