Prishtina Weather tregon se si do të jetë moti për katër ditët e ardhshme

05 maj 2020 | 22:03

Prishtina Weather përmes një njoftimi në faqen e saj në “Facebook” ka njoftuar për motin se si do të jetë në katër ditët e ardhshme.

Sipas Prishtina Weather fronti i ftohtë nga veriu i kontinentit ditën e sotme ka filluar t’i afrohet pjesëve veriore të rajonit.

Nesër ky front do të kalojë mbi vendin tonë, ku do të sjellë vranësira, erë të ftohtë veriore dhe reshje shiu, e në vise të larta malore priten edhe reshje bore.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Në mbrëmje më ftohtë, derisa reshjet do të pushojnë.

“6.05.2020 – Më ftohtë dhe me erë. Kryesisht vranët, me reshje të dobëta shiu. Në vise të larta malore priten edhe reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë. Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 14C, e në vise malore 5C deri 8C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-11m/s, me hove deri në 15m/s. Indeksi UV: 2”, thuhet në këtë njoftim.

Ndërkaq edhe të mërkurën moti do të jetë me vranësira. “7.05.2020 – Vranësira dhe intervale me diell. Mëngjesi i ftohtë. Në mbrëmje kthjellime. Temperaturat në vise të ulëta 2C deri 18C, e vise malore 0C deri 10C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-11m/s, me hove deri në 15m/s. Indeksi UV: 2”, bëhet me dije në njoftimin e Prishtina Weather.

“Prej ditës së enjte fusha të presionit të lartë do të shtrihen mbi rajon, e ditën e premte dhe të shtunë do të ketë intervale më të gjata me diell. Temperaturat në rritje”, theksohet në njoftim.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në rezultatet e testimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë…