Mevludin Krasniqi: Ministri Bislimi mashtron për ‘uljen e papunësisë’ gjatë muajve të pandemisë!?

05 maj 2020 | 22:22

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Mevludin Krasniqi, ka reaguar ndaj një postimi të ministrit në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, i cili thotë se është ulur numri i të papunëve për 6.6 për qind, e që sipas tij, përbën uljen më të madhe në 20 vitet e fundit.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nuk e kupton dot, me këto masa të qeverisë, a është ulur papunësia apo mos është ngritur kërkesa për “ndihmë sociale”!

“Në ndërkohë ekspert e përfaqësues biznesesh ngrenë alarmin për rënien ekonomike, e japin ide e bëjnë përpjekje për ri-ngritjen e saj, ky ministër flet për “uljen e papunësisë” gjatë muajve të pandemisë!?”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i tij:

#10mijë të punësuar të rij… n’karantinë…n’Kosovë…n’PANDEMI!?

Në ndërkohë ekspert e përfaqësues biznesesh ngrenë alarmin për rënien ekonomike, e japin ide e bëjnë përpjekje për ri-ngritjen e saj, ky ministër flet për “uljen e papunësisë” gjatë muajve të pandemisë!? Se kuptoj dot, me këto masa të qeverisë, a është ulur papunësia apo mos është ngritur kërkesa për “ndihmë sociale”! Sa jo serioze, kërkesë pagesa (ndihma) nga qeveria për punëtorët e të papunët të paraqitet si ulje e papunësisë!? Po ministër, me paratë e shtetit (460 milionë euro që i ke “gjet në arkën e shtetit”) mundesh t’i “punësosh” edhe 100 mijë!?
Ish ministri krejt në fund paska thënë, jemi në rrugë të mbarë, po ministër rrugë e mbarë të qoftë! #MashtrimiPublik

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2974165719286675&set=a.202897529746855&type=3&eid=ARC8fzOqqmnow_lCRnjx5X815eJS3BggBgkT4WOUy5nAjw6nnPwKhGx5ZBuY63icYmoslgbkapU0ASSF

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina Weather përmes një njoftimi në faqen e saj në…